STOP përdorimit të armëve në dasma
Na brengos fakti që pranë prokurorisë nuk ka as edhe një rast të vetëm të evidentuar nga policia ose vetë prokuroria.
I thërasim policinë, prokurorinë që të kryejnë obligimet e tyre për çka edhe paguhen nga djersa e qytetarëve.
Shoqatat joqeveritare të Dibrës të shqetësuar nga ushtima e armëve nga të gjithë anët dhe në çdo kohë, si dhe nga reagimet e shumta të qytetarëve apelojnë te qytetarët të mos përdorin armët në ahengjet e tyre, i lusim mërgimtarët që nga perëndimi të sjellin vlera evropiane dhe sa të mundin të ndikojnë në përparimin e Dibrës sonë.
Ne OJQ-të e ofrojmë alternativë që në vend të plumbave dhe frikësimit të fëmijëve atyre tu ofrojmë fletora e libra të cilat shumë fëmijë edhe nuk kanë mundësi ti blejnë.
Sipas përllogarive tona shohim se 1 plumb është i barabartë me 10 fletore, dy plumba me nje libër dhe një karikator me një komplet librash.
Shuip Marku
Qendra për Zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit-Dibër







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin