Poll: sondazh
cfar mendoni per websajtin

Fillimi | Konkurse | U evidentuan problemet kryesore në arsim në Dibër

U evidentuan problemet kryesore në arsim në Dibër

image

Prej përfaqësuesve të grupit punues Lausere Haxhirexha dhe Ilir Iseni janë dhënë para pjesëmarrësve në sesion problemet kryesore të cilat janë evidentuar në sferën e arsimit prej këtij grupi pune, ndërsa ato janë: objekte jopërkatëse të gjimnazit të Dibrës, mungesa e kuadrit për nxënësit me nevoja të veçanta, mungesa  e qendrës edukuese-arsimore për të rinj, mungesa e sallës sportive të qytetit, nevoja për Qendër për Mësim të Gjuhëve të Huaja dhe të tjera.
  Sipas Snezhana Todorovskës, arsimtare, arsimi dibran ka nevojë për projekte të shumta.
 Gazetarja Vjollca Sadiku, përsëri, konsideron se sfera që është zgjedhur – arsimi jep mundësi të gjera për t’u bërë projekte të dobishme për Dibrën.
  Konsideroj, - thotë ajo, - se mjetet që janë miratuar do të investohen konkretisht dhe me vend.
  Përfaqësuesi i pushtetit lokal Selim Beqiri, gjithashtu dhe këshilltar, dha shpjegime rreth ingirencave të njësisë së pushtetit lokal në sferën e arsimit. Sipas tij, kjo ka për qëllim qytetarët të cilët vendosin për projektet të cilat do të kenë përparësi ta njohin fushëveprimin e komunës në sferën e arsimit.
  Në dhjetë tryezat e punës, vioji identifikimi i problemeve të lidhura me temën, Kështu, problemet e përmendura më shpesh ishin: mungesa e sallës sportive të qytetit, nevoja e objektit të ri për gjimnazin, inventar për kopshtin e fëmijëve, mungesa e literaturës në bibliotekat e shkollave, mungesa e pajisjeve në kabinetet shkollore, park argëtues për fëmijë, nevoja për Qendër të Gjuhëve të Huaja e të tjera.
  Pjesëmarrësi Argëtim Jajaga, tranjer i klubit të basketbollit “Dibra Junior”  shton se mënyra e evidentimit të problemeve është mjaft e mirë. Ai thotë se jeta sportive është e rëndësishme për të rinjtë e këtij qyteti, ku nga dita në ditë rritet numri i të rinjve që konsumojnë drogë.
  Në  fund është kryer grupim i problemeve të evidentuara gjatë së cilit janë formuar katër grupe pune – grup pune për probleme hapësinore, grup pune për probleme lidhur me mungesën e mjeteve arsimore, grup pune për mirëmbajtjen e mësimit në natyrë, si dhe grup pune për probleme lidhur me mësimin e gjuhëve të huaja dhe baletit modern dhe valleve popullore.
  Pjesëmarrësit në  sesionin e parë vendosën që sesioni i dytë të mbahet më 6 qershor.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë