Donacioni i Fondacionit ERSTE për integrimin social
Fondacioni ERSTE ka nderin t’ju ftojë në takimin informues mbi: Donacioni i Fondacionit ERSTE për integrimin social Që do të mbahet me 18. 11. 2008 (E martë), në ora 18:00Vendi: Salla e Këshillit Komunal të Gostivarit Donacioni i Fondacionit ERSTE për integrime sociale është përcaktuar për të ndihmuar dhe avancuar organizatat në sektorin publik dhe jopërfitues, të cilat angazhojnë aftësitë, mundësit dhe iniciativat e qytetarëve për praktikat sociale dhe ndryshimet përparimtare në shoqëri. Fondacioni ofron 295,000 € për projektet e organizatave jopërfituese, për administratat publike, shoqërinë civile dhe iniciativat private, komunitetet fetare, si dhe për mediat në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Rumani dhe Slloveni. Përmbajtja Takimi informues do t’ju ofrojë informata eksperte mbi procesin e zbatimit dhe historikun e donacionit. Do t’ju prezantohen pikëpamjet eksperte mbi procesin dhe kriteret e përzgjedhjes të cilat zbatohen nga juria. Përvojat e dorës së parë dhe praktikat më të mira të finalistëve të donacionit të vitit të kaluar do të rrumbullakojnë programin. Në mbarim të prezantimit në pjesën e takimit për pyetje dhe përgjigje, do të keni mundësinë të shtroni pyetje. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet nga adresa në vijim: www.integrationaward.org, Programi i takimit informues: 18:00 – Regjistrimi i pjesëmarrësve18:30 – Fjalimi i hapjes dhe prezantimi i shkurtër18:45 – Fjala e përfaqësuesit të Fondacionit ERSTE19.00 - Fjala e përfaqësuesit të Komunës së Gostivarit19:10 – Pjesa e takimit për pyetje dhe përgjigje19:30 – Përfundimi i takimit informues – pasuar me pije freskuese Harxhimet e rrugës NUK mbulohen nga ana e organizatorit. Ju mbetet pjesëmarrësve që të koordinohen dhe organizohen, me qëllim të reduktimit të harxhimeve personale. Personi kontaktues për regjistrim dhe organizim: Dragana Cifliganec Lulzim Haziri







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin