cscd.org.mk: Tribunë me ambasadorin e Bashkimit Evropian Tribunë me ambasadorin e Bashkimit Evropian ================================================================================ Shuip Marku on 15 May, 2009 06:05:00 Fondacioni institutu shoqëria e hapur – Maqedoni në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për edukim europian, Forumin rinor arsimor dhe Qendrat për përkrahje të organizatave joqeveritare që veprojnë në 12 qytete të Maqedonisë implementojnë projektin “Akcioni për Europë” i cili ka për qëllim të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Europian. Debati me temë “Maqedonia dhe Unioni Europian” është pjesë e aktiviteteve “Dita e dytë – Miqtë tanë europian” që organizohen në kuadër të projektit “Akcioni për Europë”. Me kënaqësi të veçantë Ju ftojmë që të merrni pjesë në debatin i cili do të mbahet më datë 21 Maj 2009, (dita e enjte), me fillim në ora 11:00, në Qendren per Kulturë – Dibër. Prezencë në debat dhe fjalë hyrëse në temat e planifikuara do të kenë: Shkëlqesia e tij z.Ervan Fuere, Ambasador i Unionit Europian nae Maqedoni. ,,Çfarë janë përfitimet e vetëqeverisjes lokale nga integrimi europian?“, z.Argëtim Fida, Kryetar i Komunës së Dibrës ,,Plane për afrimin e Komunës tonë në Unionin Europian“. z.Andreja Stojkovski, Qendra maqedonase për edukim europian „Roli i vetëqeverisjes lokale në procesin e aderimit të RM në Unionin Europian“ Me respekt, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit – Dibër Shuip Marku [agjenda] AKCIONI PËR EUROPË DITA E DYTË – MIQTË TANË EVROPIAN DIBËR – 21 maj 2009 11.00 – 11.15 HAPJA SOLEMNE z-nja Fani Karanfilova-Panovska, FIShHM Sh.Е. z Revan Fuere, Ambasador i UE në R. e Maqedonisë z. Argëtim Fida, Kryetar i komunës së Dibrës 11.15 – 13.00 DEBAT – MAQEDONIA DHE UNIONI EUROPIAN Diskutime Sh.Е. z Revan Fuere, Ambasador i UE në R. e Maqedonisë Çfarë janë përfitimet e vetëqeverisjes lokale nga integrimi europian? z. Argëtim Fida, Kryetar i komunës së Dibrës Planet për afrimin e Komunës tonë në Unionin Europian? z. Andreja Stojkovski, Qendra maqedonase për edukim europian „Roli i vetëqeverisjes lokale në procesin e aderimit të RM në Unionin Europian“ 13.00 – 13.30 PAUZË 13.30 – 14.30 SESION INFORMATIV – GJITHÇAKA QË DËSHIRONIT TË PYETNI PËR UE, DHE NUK KISHIT KË TË PYESNI Qendra maqedonase për edukim europian Lidija Dimova Natasha Jovanova Andreja Stojkovski 14.30 – 15.00 Koktel 15.00 – 16.00 DEBAT – SFIDAT/PËRFITIMET E MAQEDONISË NGA ANTARËSIMI NË UNIONIN EVROPIAN – PERSPEKTIVA RINORE Forumi arsimor Rinor