cscd.org.mk: HEPENING I MADH MULTIETNIK NËN TË NJEJTIN DIELL HEPENING I MADH MULTIETNIK NËN TË NJEJTIN DIELL ================================================================================ Shuip Marku on 24 June, 2009 06:40:00 Hepening i madh multietnik „Nën të njëjtin diell“ Më 4 korrik 2009, në ora 12 në Auto-kampin „AS“, në Strugë fillon hepeningu i dytë multietnik „Nën të njëjtin diell“. Hepeningu është pjesë e kampanjës për promovimin e vlerave multietnike dhe nxitjen e respektimit të ndërsjellët të bashkësive etnike në Maqedoni. Vizitorët do të kenë mundësi të njihen me kulturën dhe traditat e bashkësive të ndryshme. Do të prezantohen veshje tradicionale, punëdore, ushqime tradicionale dhe valle popullore nga qytete të ndryshme të Maqedonisë. Ngjarjen do ta hap E.T. Ervan Fuere, përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Komisionit Evropian, dhe njëkohësisht do të promovojë „Udhërrëfyesin për legjislacionin nacional në sferën e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë“. Në kuadër të hepeningut, në amfiteatrin e Euro-kolegjit në Strugë, do të organizohen dy panel diskutime: „Segregacioni në arsim – sfidë për shoqëri multietnike“ dhe „A mundësoi marrëveshja kornizë e Ohrit përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike?“ Si mbyllje e hepeningut multietnik njëditor, me qëllim të krijimit të hapësirës për shoqërim të rinjve, prej orës 20 deri 24 do të prezantohen Nëna Bend, Parketë, Beni & Non Stop dhe Kiril Xhajkovski. Hyrja për të gjithë vizitorët e hepeningut është e lirë. Ngjarjen e organizon Fondacioni Instituti shoqëri e hapur - Maqedoni në suazat e projektit „Jetesë në mjedis multietnik – qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë“ i financuar nga Komisioni Evropian dhe FIShHM.