cscd.org.mk: LEAP 2 në Dibër LEAP 2 në Dibër ================================================================================ Shuip Marku on 19 August, 2009 07:23:00 PLVM i parë për Dibrën është miratuar nga Këshilli Komunal më datë 29.02. të vitit 2000.Gjatë kësaj periudhe prej 9 viteve janë ndryshuar gjendjet në aspektin e kompetencave ligjore të Komunës,të zgjidhjeve të reja ligjore në lëmin e mjedisit jetësor dhe është caktuar metodologjia e re për hartimin e PLVM,si edhe nga fakti se një pjesë e aktiviteteve të parashikuara janë analizuar. Mbi bazën e nenit 60 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare e RM nr.53/2005) PNVM dhe PLVM (NEAP DHE LEAP)janë për një periudhë kohore prej 6 vitesh dhe të njëjtët duhet të përsëriten pas kalimit të këtij afati,për këtë arsye ishte e domosdoshme nevoja e përgatitjes dhe nxjerrjes së PLVM (LEAP) të rij,i cili do të përgatitet në bazë të metodologjisë së re të caktuar i harmonizuar me gjendjet e reja në ambientin jetësor. PLVM (LEAP) i Komunës së Dibrës është punuar në përputhje me metodologjinë DPSIR e cila oficialisht është miratuar nga Ministria për ambientin jetësor dhe rregulliin hapësinor.Modeli DPSIR thekson lidhjen e shkakut-pasojës dhe u ndihmon atyre që marin vendime që ti shqyrtojnë bashkarisht çështjet ekonomike,sociale dhe çështjet nga lëmi i mjedisit jetësor. Me fjalë të tjera,bëhet fjalë për një mjet me të cilin bëhen i mundshëm implementimi i parimeve e zhvillimit të qëndrueshëm të bashkësisë. Në hartimin e PLVM (LEAP),punohej në vazhdimësi gjatë periudhës prej një viti.Gjatë procesit nëpërmjet punës në Komitetin Lokal dhe në grupet e punës,u inkuadruan edhe një numër i madh i institucioneve dhe individëve,i përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe i bashkësive lokale.Pa angazhimin e tyre të pamohueshëm,do të ishte e pamundur që do të arrimë deri te rezultati i sotëm dhe për këtë arsye u shpreh falenderimin tim të madh. Gjithashtu,për ne si vetëqeverisje lokale,rëndësi të madhe kishte mbështetja që na e dha popullata lokale,e cila në mënyrë aktive merr pjesë në hartimin e këtij dokumenti nëpërmjet pjesëmarrjes në takimet publike dhe të përfshirjes në anketën. E tërë kjo do të ishte e pamundur nëse nuk do ta kishim përkrahjen e ekspertëve nga Qendra Rajonale për Mjedisin Jetësor për Evropën Qëndrore dhe Lindore-Zyra e QRMJ (REC) në Maqedoni dhe mjetet financiare të siguruara nga Qeveria e Suedisë,nëpërmjet Agjensionit ndërkombëtar të Suedisë për bashkëpunim dhe zhvillim –SIDA,për çka i falemnderojmë përzemërsisht. Me respekt, Kryetari i Komunës Argëtim Fida Shkarko materialin