Punëtori me temë „Përdorimi i gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal”
Me datë 02 shtator 2009 në amfiteatrin e Qendrës për Kulturë-Dibër me fillim në orën 16:00 do të mbahet punëtori me temë: „Përdorimi i gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal”
Lënda: Ftesë për pjesëmarje në punëtorinë me temë „Përdorimi i gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal”
i/e nderuar,
Ju ftojmë në punëtorinë me temë: „Përdorimi i gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal”, e cila do të mbahet me datë 02 shtator 2009 në amfiteatrin e Qendrës për Kulturë-Dibër me fillim në orën 16:00. Punëtorinë e organizon Fondacioni Institut shoqëri e hapur-Maqedoni (FIShHM) në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër (ish Qendra për mbështetjen e OJQ-ve Dibër) dhe shoqatën Vlerat e përbashkëta nga Shkupi. Punëtoria organizohet në kornizat e projektit „Jetesë në mjedis multietnik – qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë”. Financuar nga Komisioni Evropian dhe FIShHM.
Qëllimi i punëtorisë është promovimi i “Udhërëfyesi i ligjdhënësit nacional në sferën e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike në RM” dhe hapjen e diskutimit për pyetje të lidhura me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal.
Në punëtori me diskutim do të drejtohen z. Darko Janevski, autor i publikimit dhe një përfaqësues nga Sekretarijati për implementimin e Marëveshjes kornizë. Për eksperiencën me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në nivel lokal do të flasin përfaqësues nga pushtetet lokale të regjionit. Moderator i punëtorisë do të jetë Igor Tasevski, nga Qendra për Inicijativa Qytetare, Prilep
Ju lusim pjesëmarjen tuaj ta konfirmoni tek koordinatori lokal Shuip Marku më së voni deri më 31 gusht 2009 në ora 16:00 në tel: 046/835105, 046/835106 ose përmes е-mailit: smarku@sonet.com.mk. Nëse ka nevojë për udhëtim të organizuar për pjesëmarësit jashtë Dibrës dhe për të gjithë informatat plotësuese gjithashtu mund ti drejtohen koordinatorit lokal.
Me ftesën ju bashkangjisim edhe rendin e ditës së punëtorisë.
Me respekt
Shuip Marku
Koordinator lokal
Dibër







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin