Në Dibër u nënshkrua protokolli për bashkëpunim dhe binjakëzim me qytetin Llom të Bullgarisë
Dokumentin e nënshkruan dy kryetarët e komunave, Argëtim Fida dhe Penka Penkova. Fida këtë bashkëpunim e vlerësoi shumë të nevojshme, me që siç tha, Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. "Njëkohësisht Dibra i bashkëngjitet rrjetit rajonal ballkanik që e ka inicuar qyteti Bullgar, me qëllim që të përfitohen projekte evropiane", shtoi ai. Ndërsa kryetarja e Komunës së Llomit, Penkova parasheh bashkëpunim në të gjithë sferat, me qëllim që popujt e të dy shteteve të njihen më mire, duke u nisur nga sfera e kulturës, arsimit dhe në ekonomi. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe ambasadori bullgar, Miho Mihov, i cili përsëriti se dokumenti i firmosur jep mundësi të gjera për bashkëpunim në mes qyteteve. Delegacioni bullgar, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të institucioneve lokale të Llomit, vizitoi shkollat fillore dhe fabrikën e gjipsit "Knauf".







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin