Diskriminim në të gjithë sferat
Pozicioni i gruas në shoqëri është me probleme të shumta, dhe diskriminimi ndaj saj është evident. Kjo u konkludua në punëtorinë që u mbajt nën organizim të Qendrës të gruas në Dibër në bashkëpunim me Organizatën e gruas të Shën Nikollës.
Në punëtorië ku morën pjesë përfaqësuese të pushtetit vendor, përfaqësues të MPB-së, organizatave jo qeveritare dhe Qendrës për punë sociale nga Dibra, vëmendje e veçantë iu kushtua diskriminimit të gruas në jetën e përditshme. U tha se prezent është diskriminimi politik i gruas, meqë ka nevojë që në institucione të ketë një pjesëmarrje më të madhe. Diskriminim të gruas ka edhe në jetën bashkëshortore, gjatë punësimit, por edhe në sfera të tjera. Fakt është se ka aktivitete të shumta ku tentohet të bëhet avancimi i pozitës së gruas në shoqëri, por, ato aktivitete nuk janë të mjaftueshme, theksuan pjesëmarrësit. Ndërkaq, përfaqësuesit e MPB-së në këtë punëtori dhanë shembuj konkret në drejtim të zbulimit të rasteve të diskriminimit të femrës, dhunës ndaj gruas në familje, por edhe tregtimit të femrës. Qendra sociale në Dibër paraqiti raste nga të cilat dukshëm shihet se diskriminimi i femrës është prezent edhe në këtë qytet. Në punëtori u prezantua edhe Konventa për eliminimin e të gjithë formave të diskriminimit ndaj gruas, e cila është aprovuar edhe nga Maqedonia. Par të pranishmëve, organizatorët thanë se Konventa ka domethënie për të mbrojtur gruan nga diskriminimi. Sihana Kaba, pjesëmarrëse në këtë punëtori, tha se trajtimi i problemit të diskriminimit të gruas duhet trajtuar edhe në të ardhmen, deri në barazimin e plotë të gruas në shoqëri. Sipas saj, këto projekte, por edhe marrja e informative më të plota për Konventën do të japin rezultate, sidomos në ambientet e familjes shqiptare. Arbëresha Buxhaku, përfaqësuese e Qendrës sociale në Dibër, tha se projekti organizohet së bashku me organizatën e gruas të qytetit të Shën Nikollës.






del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin