Dibra po ndotet
Dibra dhe rrethina viteve të fundit ballafaqohen me ndotjen e ambientit. Problemet janë trajtuar nga shumë organizata joqeveritare edhe institucionet, por deri tash nuk ka ndonjë progres në tejkalimin e ndotjes.
Inspektori shtetëror për peshkim, blegtori dhe politikë të tokësore, dr. Liri Delishi thotë se ndotjet janë prezentë dhe kërkon që kompetentët të marrin aktivitetet e duhura për të tejkaluar situatën. Sipas Delishit problemet janë të shumta duke filluar, sidomos ndotja e ajrit qe e shkakton fabrika e gipsit "Knauf Radika", ndërsa ndotet edhe uji i tokës. Lumi Radika ndotet nga ujërat e zeza edhe pse është nën mbrojtjen e UNESKO-s, kurse uji i Liqenit të Dibrës është klasifikohet në kategorinë e parë të ndotjes."Analizat e para një muaji në Institutin e ujërave hidro-biologjike në Shkup, kanë treguar se ujërat me ngjyrë që janë prezent në Liqenin e Dibrës shfaqen si pasojë e temperaturave të larta dhe shkaktojnë paraqitjen e algave të kuqe dhe murrmes. Analizat e tjera në Institutin mikrobiologjik të Ohrit kanë treguar se ujërat përmbajnë baktere steptofokus fekalus si rrjedhojë e ujërave të zeza", thotë Delishi. Ai potencon se në Dibër është e ndotur edhe toka bujqësore, ndërsa ka apeluar deri te Kuvendi Komunal i Dibrës dhe Ndërmarrja "Standart" të vendosin një kolektor për pastrimin e ujërave të zeza. Në gjithë këtë situatë, vende më të pastra ekologjikisht janë Konjara dhe Bomova. Inspektori shtetëror Liri Delishi, apelon edhe te organet më të larta të ndërmarrin aktivitete për mbrojtjen e ambientit, pasi sipas tij, gjendja është alarmante.







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin