Ndihmë për skamnorët dibranë
Për nder të festës së Fitër Bajramit, Shoqata "1 dollar për Dibrën", ka realizuar një aktivitet human, në grumbullimin e artikujve elementar, ushqimor si dhe sanitar.
Kryetari i kësaj shoqate Esat Ushtelenca tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të sensibilizojë qytetarët dibran, të ndihmojnë me produkte ushqimore, sanitare, të cilat do t'ju hyjnë në punë sadopak familjeve me gjendje të dobët ekonomike. Pra, shton Ushtelenca, këto ndihma që secila pako ka artikuj me vlerë mbi 2 mijë denarë iu dedikuan familjeve që janë me një gjendje të dobët financiare dhe shpresojmë që dhe në të ardhme kjo shoqatë të ketë aktivitet të tjera të kësaj sfere. Edhe pse kjo shoqatë është themeluar pak më shumë se një muaj, ajo ka qenë aktive me vullnetarët e saj të cilët momentalisht numërohen 180 anëtarë që dita ditës shtohen.






del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin