Jetesë në mjedis multietnik-qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë
Jetesa në mjedis multietnik
- Qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë
( Përmbledhja e projektit)
Projekti, “Jetesa në mjedis multietnik – Qytetarë me të drejta, mundësi dhe mbrojtje të barabartë” i financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të Kampanjës 4, të Iniciativës Evropiane për demokraci dhe të drejtat e njeriut (EIDHR), Përparimi i barazisë, tolerancës dhe paqes dhe nga Fondacioni Instituti për Shoqëri të Hapur – Maqedoni FISHHM*. FISHHM, në bashkëpunim me OJQ-në Vlera të përbashkëta dhe 12 Qendra për përkrahjen e OJQ-ve, projektin do ta realizoj në regjionin e Velesit, Prilepit, Kërçovës, Strugës, Resnjës, Gjevgjelis, Negotinës, Strumicës, Delçevës, Kratovës, Dibrës, Kumanovës dhe Tetovës.
Qëllimi i projekti është: të përmirësohet statusi i grupeve të pakicave dhe të forcohet kapaciteti për pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave publike, në nivel lokal dhe nacional.
Detyrat e projektit:
• Të ndërgjegjësoj popullatën për të drejtat e pakicave dhe të promovoj respekt dhe mbrojtje të pakicave, në përputhje me konventat relevante ndërkombëtare si dhe me legjislacionin nacional;
• të kryej monitorim për zbatimin e dispozitave antidiskriminuese në komunë;
• ti motivoj përfaqësuesit e pakicave të marrin pjesë në krijimin e politikave publike dhe në reformat, në veçanti në fushën për mbrojtjen e të drejtave të tyre;
• të rris kapacitetin dhe bashkëpunimin mes OJQ-ve dhe institucioneve, që punojnë me pakica të margjinalizuara dhe me bashkësitë etnike;
• të ndikojnë në institucionet qeveritare në zbatimin e mëtutjeshëm të strategjisë për përfaqësim të drejt të pakicave në administratën publike dhe në ndërmarrjet publike:
Kohëzgjatja e projektit është 30 muaj, prej janarit 2007 deri qeshor 2009
Shfrytëzuesit final të projektit janë përfaqësuesit të pakicave të ndryshme etnike në vend.
Shfrytëzues të drejtpërdrejt të projektit janë:
• OJQ-të që punojnë në çështje të pakicave, të cilat do ti forcojnë kapacitet e tyre, në veçanti në drejtim të lobimit dhe përfaqësimit për zbatimin e dispozitave dhe për pjesëmarrje aktive në procesin e marrjes së vendimeve,
• Pushtetet vendore, të cilët do të rrisin njohurit e tyre për pranimin dhe ballafaqimin me nevojat e bashkësive të cilat nuk e përbëjnë shumicën dhe do të jenë të motivuar për të praktikuar dhe promovuar pjesëmarrje efektive të qytetarëve në përgatitjen e planeve përkatëse politike.
*Buxheti total i projektit është 1.298.500 euro (Komisioni evropian: 979,983 euro, FISHHM: 318517 euro)
• Institucionet publike ne nivel lokal dhe nacional, të cilët do të përmirësojnë bashkëpunimi e tyre me subjektet e shoqërisë civile në raport për mbrojtjen e të drejtave të pakicave;
• Mediumet, të cilët do të zhvillojnë ndjeshmërinë e tyre në këndvështrim të drejtave të pakicave dhe diskriminimit, kuptimin e mekanizmave për mbrojtje dhe roli i institucioneve të ndryshme.
• Qytetarët, të cilët në mënyrë përkatëse do të jenë të informuar për përgjegjësit e qeverisë qendrore dhe lokale për zbatimin e përgjegjësive në këndvështrim për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe do të jenë të nxitur të njihen me mjetet dhe dispozitat për pjesëmarrje aktive në formulimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve.
Projektin e përbëjnë komponentët e mëposhtme:
• Komponenti 1: Ndërtimi i kapaciteteve dhe rrjetëzimi – ka për qëllim të zhvilloj aftësitë e institucioneve relevante, komiteteve për marrëdhëniet ndëretnike dhe OJQ-ve të cilat punojnë me pakicat etnike, më çështjen e pakicave, përmes vlerësimit të nevojave, trajnimeve dhe trajnimin për trajnues. Kjo komponent do të siguroj komunikim më të mirë dhe do të nxisë rrjetëzime dhe bashkëpunime në nivel lokal dhe nacional, mes OJQ-ve, ekspertëve dhe institucioneve qe punojnë në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
• Komponenti 2: Lobimi, përfaqësimi dhe rritja e ndërgjegjes publike – ka për qëllim të fuqizoj kapacitetet për lobim dhe përfaqësim të grupeve etnike në aspektin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre. Këtë komponentë e përbëjnë aktivitetet e më poshtme: publikim dhe promovim të konventave dhe deklaratave ndërkombëtar, legjislacionin nacional për të drejtat e pakicave, kampanjë për rritjen e ndërgjegjes publike në kontekst të pyetjeve për të drejtat e pakicave, debate lokale dhe nacionale, takime dhe punëtori me institucionet përkatëse me qëllim që të diskutohet për problemet aktuale të lidhura më të drejtat e pakicave.
• Komponenti 3: Monitorimi i administratës lokale – më qëllim mbikëqyrjen dhe analizimin e procesit aktual të decentralizimit, në pikëpamje të marrëdhënieve ndëretnike, në veçanti në bashkësitë etnike jo shumicë, si dhe të sigurohet informacioni dhe sugjerimet për aktivitetet e ardhshme, masat e mundshme dhe zgjidhjet. Grupet e monitorimit, të themeluara në 12 qytete, do të kryejnë monitorimin e legjislacionit të Maqedonisë, lidhur me të drejtat e pakicave dhe do të përgatisin raporte dhe sugjerime.
Aktivitete e projektit do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të më poshtme:
1. Rritjen e kapaciteteve të OJQ dhe institucioneve të cilat punojnë në çështje të të drejtave të pakicave.
2. Krijimin e një numri më të madh të rrjetave efektive të OJQ, të cilat do të përfaqësohen për problemet të cilat kanë rëndësi për grupet e pakicave në nivel lokal, regjional dhe nacional.
3. Marrëdhëniet e përmirësuara dhe bashkëpunimi mes aktorëve relevant do të sjellin në një mirëkuptim të të drejtave dhe detyrimeve të dy anëve ( institucioneve- qytetarëve) dhe do të ndikojnë në krijimin e politikave sensitive.
4. Qytetarët do të jenë të informuar për legjislacionin dhe për të drejtat e pakicave.
5. Do të rritet ndërgjegjësimi publik për domethënien e përfaqësimit të drejt të pakicave ( burra dhe gra) në të gjithë sferat sociale te jetës.
6. Aktivitetet për përfaqësim dhe lobim do të ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve ne nivel lokal dhe nacional.







del.icio.us
Digg
Technorati






Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin