Poll: sondazh
cfar mendoni per websajtin

Fillimi | Projekte ne zhvillim | Trajnim me temën “Ngritja e partneriteteve në mes OJQ-ve dhe Pushtetit lokal”

Trajnim me temën “Ngritja e partneriteteve në mes OJQ-ve dhe Pushtetit lokal”

image

Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër, organizon trajnim për anëtarë të OJQ-ve dhe përfaqësues të pushtetit lokal me qëllim të ngritjes së partneriteteve në mes të OJQ-ve dhe pushtetit lokal dhe ngritjes së trupave të përbashkët për aktivitete të përbashkëta si ngitje të inicijativave qytetare, thithje të fondeve evropiane, perforcimin e bashkëpunimit ndërkufitar etj.

Trajnimi  me temën “Ngritja e partneriteteve në mes OJQ-ve dhe Pushtetit lokal” do  të mbahet me datë 24.03.2010 (e mërkurë) me fillim në orën 10.00 ,në lokalet e Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër (Qendra për Kulturë)

 

Në trajnim do të marrin pjesë përfaqësues nga OJQ nga Dibra dhe përfaqësues nga Komunat Dibër, Qendra e Zhupës dhe komuna Rostushës

 

Trajnimin do ta mbajnë trajner të ekipit të trajnerëve KOCKA,

 

 Materijalet e punës, shpenzimet e ushqimit dhe trajnimit i mbulon organizatori.

Për informata plotësuese mund të drejtoheni tek QZHQK, në tel.  046 835 105, 046 835 105 ose nëpërmjet postës elektronike: smarku@sonet.com.mk, gljubinovski@sonet.com.mk

 

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë