joomla 1.6

Dita Ndërkombëtare e Paqes

Shtyp
pdf

CSCD shenoi 21 Shtatorin ditën ndërkombëtare të paqes.

Ne bashkëpunim me komunën e Dibrës, shkollat fillore, cerdhet dhe shoqatën e veteranëve te LNÇ-së u organizuan një sërë aktivitetesh si Garë vrapimi për nxënës, fëmijët vizatonin motive paqeje në rrugë dhe fletë vizatimi, recitime etj.. Me fjalën e rastit u drejtuan perfaqësues të komunës, shoqatës së veteranëve dhe CSCD. Në ora 12 u lëshuan të fluturojnë të lirë pëllumbat e paqes.

Ditës Ndërkombëtare të Paqes ... si një ditë ku mund jepen mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve, angazhimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë përfshirë qeverinë, OJQ-të, shoqatat rajonale dhe publikun e gjerë në manifestime praktike për zgjidhjen e konflikteve paqësisht e pa dhunë, si edhe solidarizimin me vendet e tjera të botës për të festuar Ditën e Paqes.

 

Dita e Paqes u festua për herë të parë nga Britanikët, kur Z. Jeremy Gilley përgatiti projektin e filmit “The Peace One Day (POD) - Një Ditë për Paqen”, projekt i cili filloi si një vizion i një njeriu, u lançua në Shtator 1999 dhe fitoi mbështetjen aktive të të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe qeverisë. Në Shtator 2001, (POD) arriti objektivat e tij nëpërmjet një Rezolute të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara të kryesuara nga qeverita e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Kosta Rikës, që shumë shpejt u pasua nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat formalisht caktuan

ditën e zgjidhjes globale të konflikteve në rrugë paqësore dhe pa dhunë – Dita Ndërkombëtare e Paqes e Kombeve të Bashkuara. Vizioni i kësaj Dite shtrihet përtej zgjidhjes së konflikteve në rrugë paqësore dhe pa dhunë, ajo përfaqëson gjithashtu një mundësi për individët të bashkohen paqësisht nën moton eunitetit global. Së bashku ne mund të arrijmë qëllimin e angazhimit të vendit tonë për herë të parë në historinë e Ditës së Paqes.

 

Dita Ndërkombëtare e Paqes do të fokusojë fëmijët dhe të rinjtë për të reflektuar në mënyrat se si ata mund të krijojnë paqen në shtëpi, në rrugë dhe në shkollat e tyre. Kjo ditë gjithashtu, u krijon mundësinë këtyre të rinjve të japin konsideratat e tyre duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e paqes kudo në botë.

 

 

http://www.un.org/en/events/peaceday/ United Nations Peace Bell.