foto

Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit (CSCD)  duke u bazuar në të drejtën kushtetuese sipas së cilës: Secili ka të drejtë të jetojë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, dhe gjendjes se deponise te qytetit të Dibrës,  publikisht reagon tek intstitucinet përkatëse për sa Vijon:

Qytetarët e Dibrës çdo ditë helmohen nga tymi që vjen nga deponia e qytetit, ku digjen mbeturinat, e të gjitha llojeve sidomos mbeturinat e plastikës e najllonit, të cilat në ajër nxjerin grimca kancerogjene.

Shoqata QZHQK (CSCD) kërkon nga institucionet lokale dhe qëndrore që urgjentisht të ndërmarin masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Dibrës edhe atë.

  1. Urgjentisht të shuajë zjarrin në deponi!
  2. Në qytet të vendosen stacione matëse të cilësisë së ajrit, me qëllim paralajmërimin e qytetarëve për tu mbrojtur nga helmimi prej ajrit të ndotur.
  3. Të mbulojë me dhe të gjithë mbeturinat që janë të ekspozuara ndaj ndikimeve atmosferike, qenve endacakë etj..
  4. Të rrethojë deponinë.
  5. Të groposë mbeturinat shtazore dhe kafshët e ngordhura në gropa të posaçme, që të parandalojë përhapjen e sëmundjeve.
  6. Të mos vazhdojë kontratën për importin e plehrave prej komunës së Mavrovës dhe Rostushes pa u krijuar kushte për trajtimin adekuat të mbeturinave
  7. Të fillojë selektimin e mbeturinave duke filluar prej atyre të plastikës si më të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit (CSCD)  në vitet e kaluara disa here ka ndërmarë aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe inicimin e formave për mbrijtjen e ajrit nga ndotja prej grimcave kancerogjene, dhe si rezultat I një inicijative të tillë, Ndërmarjes komunale i është dhënë në përdorim një presë për ambalazhimin e mbeturinave plastike.

Apelojmë edhe tek qytetarët që të marin masa mbrojtëse sidomos gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, kur ndotja është më e madhe.

Nëse institucionet lokale nuk marin masa dhe nuk përgjigjen ndaj kërkesave tona, do të ndërmarim aktivitete vijuese për organizimin e qytetarëve të prekur, për të kërkuar të drejtat e veta themelore për të jetuar në ambient të pastër dhe të shëndetshëm përmes formave qytetare për pjesëmarje.

Nga Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit (CSCD)

www.cscd.org.mk

contact@cscd.org.mk

tel. 046835106

civicanew