Ftesë për takim me OJQ aktive në aktivitete për gjenerimin e të ardhurave
Fondacioni DAUTI dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) ju ftojnë të merrni pjesë në takimin me OJQ lokale nga Dibra, që do të mbahet më 03 Mars 2016 (e Enjte), me fillim në ora 12:00, në ambientet e Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive, Dibër.
Fondacioni Dauti në partneritet me Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore e implementojnë projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti do të implementohet në rajonin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Strugës dhe Kumanovës.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.
Qëllimi specifik: Përmirësim i qëndrueshmërisë financiare të OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të projektit.
Me respekt.
Besir Dernjani, menaxher i projektit
RENDI I DITËS
12:00 – 12:05 regjistrimi i pjesëmarrësve
12:05 – 12:30 Prezantimi i projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, Besir Dernjani, Fondacioni Dauti dhe Milaim Ameti, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
12:30 – 12:45 Mundësitë për financim të aktiviteteve të OJQ-ve
12:45 – 13:00 Pauzë
13:00 – 14:00 Diskutim, Shkëmbimi i përvojave të bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit
14:00 – 14:15 Përfundime nga diskutimi