Me date 14 mars ne ambientet e CSCD (Centre for Sustainable Community Development) në Dibër u mbajt “Tribine: Mbrojtja e lumenjve” në të cilën u bë një retrospektivë e aktiviteteve të organizuara për mbrojtje të Radikës, (liqenit të Dibrës dhe parkut kombëtar të Mavrovës) në Dibër dhe më gjerë prej vitit 2012 e deri më sot. Një aktivitet i qëlluar për të përkujtuar fitoret e vogla (por me vlerë të madhe) për të vazhduar me suçeltësinë deri në shpëtim përfundimtar të Radikës. pjesëmarësve për diskutimet dhe propozimet.

р2р1

 

çdo vit me 14 mars, mijëra njerëz nga e gjithë bota, e ngrejnë zërin e tyre për ti festuar fitoret e tyre për mbrojtjen e lumenjve nëpër botë. Dita ndërkombëtare për aksione për lumenjtë është ditë kur festohen fitoret siç janë heqja e pendave dhe revitalizimi I lumenjve. Ajo është një ditë kur qytetarët dalin në rrugë, kërkojnë përmirësimin ë politikave dhe praktikave të atyre që sjellin vendime, Është një ditë kur ka edukim, shkëmbim të informative mes vete për fitoret dhe rreziqet me të cilat ballafaqohen lumenjtë, ditë kur mësohet për alternativa të tjera për fitimin e energjisë sesa nga shkatërimi I lumenjve.

Mbi të gjitha është një ditë kur bashkohen dashamirësit e lumënjve , duke vepruar së bashku që të tregohet se këto probleme nuk janë veç lokale por globale.

Ne në Dibër dhe më gjërë, kemi shkas ta shënojmë këtë ditë, pas kampanjës disavjeçare për shpëtimin e lumit Radika, kur festojmë një fitore për shpëtimin e Lumit të Vogël, por gjithashtu kemi një sfidë që përfundimisht ta shpëtojmë edhe Radikën.