unnamed

Qendra per Zhvillim te Qendrueshem te Komunitetit Diber, ne bashkepunim me Shoqaten YES Alumni Maqedoni organizuan punetorine:  Sipërmarrësit e së nesërmes (“Tomorrow’s entrepreneurs”) qe  është project i organizuar dhe i finansuar nga Ambasada e SHBA-ve dhe YES granteve. Qëllimi kryesor është njoftimi i të rinjeve nga bashkësitë e ndryshme të Maqedonisë me konceptin e sipërmarrësisë shoqërore.
Sipërmarrësia shoqërore është koncept i shkëlqyer me të cilin mund të zgjidhim çështje shoqërore duke zhvilluar ide kreative biznesi. Duke e prezentuar këtë mundësi para nxënësve të shkollave të mesme, shpresojmë t’i motivojmë të rinjtë të bëhen aktivë në shoqëri dhe ndoshta të zgjedhin këtë si karierë në të ardhmen.
Projekti përbëhet nga trajnime një ditore në katër qytetet e selektuara në Maqedoni. Në pjesën e parë të trajnimit YES Alumni së bashku me Peace Corps Volonterët do të prezentojnë dhe diskutojnë konceptin e sipërmarrësisë shoqërore me nxënësit. Pas kësaj do të punohet me nxënësit rreth procesit së zhvillimit së ideve, vlerësimin dhe prezentimin e ideve të tyre për biznese shoqërore, përmes aktiviteteve të cilat përfshiejnë kreativitet, bashkëpunim, lojëra dhe interaksion.
Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me certifikata.