📍 Më 30 Qershor, u realizua patrullimi i parë ndërkufitar në zonën e mbrojtur Sharr-Korab, pranë piramidës kufitare nr. 9, në malin Velivar, në territorin e Parkut Kombëtar Mavrovë dhe Zonës së Mbrojtur Korab-Koritnik, pranë fshatrave Rabdisht (Shqipëri) dhe Zhirovnicë (Maqedonia e Veriut).
🎯 Qëllimi: Të forcohet mbikëqyrja, monitorimi dhe parandalimi i aktiviteteve të paligjshme në zonat ndërkufitare, dhe të mbrohet ekosistemi i përbashkët natyror.
👥 Në patrullë morën pjesë përfaqësues nga:
-
Parku Kombëtar i Malit të Sharrit
-
Parku Kombëtar i Mavrovës
-
Parku Natyror Korab-Koritnik
-
Policia kufitare, zjarrfikësit dhe rojet komunitare.
🚶♀️🚶♂️ Grupet ecën mbi 10 km nga Maqedonia e Veriut dhe rreth 8.5 km nga Shqipëria për të monitoruar terrenin me dronë dhe dylbi. U evidentuan ndërhyrje ilegale si:
-
Vjelja e bimëve të mbrojtura,
-
Kalime të paligjshme të turistëve,
-
Shenja të gjuetisë ilegale,
-
Zona të rrezikuara nga zjarri,
-
Shtigje të faunës së egër si dhelpra, ari, shqiponja, dhe kaprolli.
📌 Shqipëria u ngarkua me forcimin e kontrollit në pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore për të ndaluar keqshfrytëzimin e boronicës, salepit dhe agulicës.
📅 Patrullime të tjera do të vazhdojnë gjatë Qershor–Shtator 2025.
🌿 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovë dhe Korab-Koritnik”, financuar nga PONT – Prespa Ohrid Nature Trust dhe zbatuar nga ALCDF në bashkëpunim me CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
#SharrKorab #PatrullimiIPërbashkët #ZonatEMbrojtura #PONT #ALCDF #Mavrovë #KorabKoritnik #NatyraS’kaKufi #RuajeNatyrën