Ekipi i Zemrës së kaltër të Evropës dhe partnerët lokal nga Dibra dhe Reka organizuan një ngjarje të pazakontë me datë 4 dhe 5 мај në Parkun nacional të Mavrovës,

Kajakistë nga Evropa të udhëhequr nga ish sportisti olimpik Rok Rozman, në kuadër Turneut nëpër lumenjtë balkanik, lundroi me  kajak në lumenjtë Radika dhe Lumi I vogël nën sloganin:Ti ruajmë lumenjtë ballkanik – Stop ndertimit të hidrocentraleve!

Nëpërmjet këtij turneu kajakistët dëshirojnë që të rrisin vetëdijen për bukuritë e lumenjve dhe kërcënimet me të cilat ata ndeshen.

Edhepse Parku nacional i Mavrovës është një ndër parqet më të vjetra në Evropë dhe një pikë me rëndësi nga aspekti i biodiversitetit biologjik, lumenjtë e tij të kristaltë janë cak për ndërtimin e 19 hidrocentraleve të reja , duke i përfshirë edhe dy hidrocentralet e mëdha ,, Ura e Boshkut,, dhe ,, Fusha e Lukovës,,. Ndikimi i përgjithshëm bashkë me infrastrukturën e nevojshme e sjell në pikëpyetje statutin si park nacional dhe mbrojtjen e llojeve të rrezikuara.

3 4 5 6 7është aktivitet i përbashkët i EuroNatur, Riverwatch, Leeëay Collective и WWWF në kuadër të fushatës ,,Të rruajmë zemrën e kaltër të Evropës”, e mbështetur nga Front 21/42, Eko-svest dhe MED me partnerët local Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit dhe Deshat Dibër

– Pika e nisjes ne lumin e Radikës filloi ne  fshatin Niçpur  te vendi i ashtuquajtur ,,Shkëmbi i Tërnicës” ku lumi i Mavrovës derdhet në lumin e Radikës. Dhe në Lumin e Vogël, tek ura e Kaprollit.

Në ledinë pranë f. Jançe  u organizua piknik me ushqim tradicional nga rajoni i ,,Rekës.

Në Tubimin e të gjithë pjesmarrësve dhe kajakistëve në hotelin – Tuto f. Jançë u organizua një takim ku me temat  e veta u prezantuan :

Tereza Shiler (EURONATUR) – Fushata „Të rruajmë zemrën e kaltër të Evropës“

Theresa Schiller nga Fondacioni EuroNatur, pasi shpjegoi gjendjen e lumenjve në Evropë dhe në Ballkan  bëri thirrje të gjithë financuesve që të tërhiqen nga projektet hidro-energjetike në park, duke apeluar tek qytetarët të mos lejojnë shkatërimin e zemrës së kaltër të Ballknait – lumenve, sic kanë bërë  Evropa, e tani edhepse bëjnë përpjekje për kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme, është shumë vone dhe se dëmet janë të pariparueshme.

Ajo theksoi se  nga Qeveria pritet që të zbatojë rekomandimet e Konventës së Bernës. Ndërtimi i projekteve të hidrocentraleve në kuadër të Parkut Nacional të Mavrovës është në kontrast të plotë me objektivat e mbrojtjes së parkut

Rok Rozman (Kolektivi Livej) –Turne kajaku nëpër lumenjtë ballkanik

“Lumenjtë kanë domethenie thelbësore jo vetëm për Faunën, por edhe për banorët. Lumenj e pastër të Ballkanit kanë potencial të madh për rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik, veçanërisht në Parkun Kombëtar “Mavrovë”. Për këtë qëllim lumenjtë duhet të mbetet e paprekur! Peshkatarët, kajakistët, ekologët – ne të gjithë duhet të bashkojnë forcat për të parandaluar ndërtimin e digave në Mavrovë dhe në gjithë Gadishullit Ballkanik “, tha Rozman Rock

Aleksandra Bujarovska (Front 21/42) – Fushata „Të rruajmë Parkun Nacional të Mavrovës“

Që nga viti 2013, planet për zbatimin e projekteve të hidrocentraleve në Mavrovë janë subjekt i apeluar para Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës.

” Në takimin e 35-të, në  dhjetor 2015 në Strasburg, Komisioni miratoi një rekomandim për pezullimin e të gjitha projekteve të hidrocentraleve në territorin e Parkut Kombëtar” Mavrova “. Ky rekomandim është mbështetur nga ekspertë të pavarur të angazhuar nga komisioni, përfundimi kryesor i të cilit është se zbatimi i projekteve të planifikuara të hidrocentraleve në park nuk është në përputhje me statusin e mbrojtjes së parkut, vlerat e tij të forta të eko-sistemit dhe llojeve, në mënyrë që planet për zbatimin e projektet duhet të braktisen, “shpjegoi Alexandra Bujaroska i Frontit 21/42

Shuip Marku (Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit – Dibër) – Aktivitete të popullatës locale të qytetit të Dibrës për rruajtjen e Parkut nacional të Mavrovës

Në rolin e nikoqirit faliminderoi miqte nga Shkupi, Sllovenia dhe Gjermania që angazhohen në mbrojteje e lumit të Radikës dhe parkut Kombëtar.

Me të tjerave theksoi se:

Për ne Radika nuk është vetëm lum dhe ujë por është vlerë shumëdimensionale, është identitet, banorët e kësaj ane quhen Lumjan dhe Rekas (eshte emertim I lumit në shqip dhe maqedonisht). Për Radikën është lidhur buka që prodhohet në tokat që ujiten nga ky lum, është historia e trashëgimia jonë, është arti, kënga dhe poezia, është dashuria ndaj mëmëdheut.

Që në vitin 2011 kur Qeveria e Maqedonisë rinisi idenë për ndërtimine pendave në Radikë dhe devijimin e ujrave të saj për në lumin Vardar gjith komuniteti u ngritën në mbrojtje të lumit, U mobilizuan qytetarët e dibrës, peshkopisë, dibranët në Tiranë, Shkup, Neë York e në Itali duke organizuar një seri protestash. Mediat e Shqipërisë dhe vetëm disa të Maqedonisë I hapën studio e veta për të senzibilizuar mbrojtjen e Radikës dhe Vjosës.

U realizuan peticione, tribina, aktivitete creative potestuese si land art, aksion për dhurimin e gjakut, ndarje ushqimi tradicional etj.., vizita protestuese në vendet ku parashiheshin ndërtimet. Takime të shumta me shoqata te dijaspores, shoqata ekologjike nga Maqedonia, Shqipëria dhe gjith Europa. Dibranët morën pjesë në tribina, konferenca dhea aktivitete ne Shkup, Beograd, Bruksel në brigjet e lumit Vjosa etj..

Karakteristikë e kësaj proteste ishte se në mbrojtjen e Radikës u bashkuan të gjithë pa dallim të përkatësisë etnike, politike e religjioze, së bashku shqiptarë, maqedonas, torbeshë, muslimaë e turq protestonin krah për krah në mbrojteje të Lumit.

Krytari I komunës së Dibrës dhe këshilli I komunës së Dibrës që në diën e parë mbështëtën komunitetin dhe u radhitën krah për krah me ta, duke u thënë liderëve partiak se ndoshta gjakun mund ta falim por ujin Kurre JO!

U shkruan shumë poezi, u kënduan këngë si Sajmir Shehu me këngën për Radikën mori pjesë në festival, inxhinjerët dibranë botuan Librin Radika dhe Dibra e Madhe.

Pas rekomandimit të Konventës së Bernës, Banka Botërore e ka braktisur planin e saj për të financuar projektin Lukovo Pole. Megjithatë, rekomandimi nga Komiteti i Përhershëm të Konventës së Bernës nuk ishte mjaft i qartë për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe projekti “Ura e Boshkut” është ende në vazhdim

Pas prezentimeve të temave u  Projektua filmi  “Për një lum – tregim për Vjosën”

Pas filmit pjesëmarësit debatuan në temën “ Parqet nacionale kundër hidroelektranavet”

Pjesëmarësit konsiderojnë se planinpër projektin Ura e Boshkut duhet të braktisur deri në statusin e ruajtjes së popullsisë së rrëqebullit të Ballkanit sepse  Parku Kombëtar “Mavrova” është i njohur si rezervati I vetëm ku  riprodhohet ky lloj.

Pjesëmarësit  rikujtuan se Komiteti i Bernës ka dërguar mesazh të qartë për qeverinë e Maqedonisë dhe të gjithë të përfshirëve në këto projekte, që nuk duhet të preken zonat të mbrojtura, dhe se  Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas këtij rekomandimi duhet të anulojë fonde për projektin. Ata theksuan se  vazhdimi I zbatimit të projekteve të hidrocentraleve vogla  në territorin e parkut të përkundër rekomandimit të Konventës së Bernës për të pezulluar, është shkelje e Konvëntës nga ana a  Qeverisë së Maqedonisë .

 

Turneu pas Radikës do të vazhdojë në Valbone dhe ne Vjosë.