edited1Qendra për Zhvillimin e Burimeve Civile së bashku me Këshilli Kombëtar Rinor Zviceran (SYNC) organizuan konferencën Balkan Klub e cila u mbajt në qytetin Nish, në Serbi.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 40 pjesëmarrës, të cilët vinin nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Zvicra.

Temë qendrore e kësaj konference ishte dallimi kulturor ku me ç’rast pjesëmarrësit shkëmbyen eksperiencat dhe dallimet e tyre kulturore.

Ky projekt është financuar nga organizata zvicerane Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Shtetet pjesëmarrëse u përfaqësuan nga rreth 5 pjesëmarrës, të cilët vinin nga organizata të ndryshme joqeveritare të cilat kanë eksperiencë në OJQ.

Në konferencën e cila zgjati tre ditë, pjesëmarrësit u dakorduan dhe nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjetit për projekte të ardhshme.

Me nënshkrimin e memorandumit u arrit marrëveshja për bashkëpupim me Balkan Klub, i cili pritet që në të ardhmen të rrisë numrin e projekteve rajonale.

Qendra për Zhvillim të Qëndrushëm të Komunitetit, e cila u përfaqësua nga Goce Ljubinovski, kishte kënaqësinë që të jetë pjesë e kësaj konference si dhe themeluse e Balkan Club.