Qendra për zhvillim të qëmdrueshëm të komunitetit me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta , dhe në kuadër të Platformës për investime në komunitet organizoi Ditë të hapur për mbledhjen e fondeve, nëpërmjet Maratonës me vizatime.
102 nxënës e student morën pjesë me vizatimet duke shprehur talentin e vet e njëkohësisht duke donuar punimet e veta.
Mbi 80 qytetarë morën pjesë në Audicion ku qytetarët blenë një numër të konsiderueshëm të vizatimeve me çka u tubuan 19310 denarë, të cilat do të donohen.
I faliminderojmë të gjithë pjesëmarrësit, profesorët mentorë, Qendrën për Kulturë dhe Qendrën ditore të fëmijëve me nevoja ta posaçme.
Personave me nevoja të veçanta ju urojmë shëndet, me shpresë se shoqëria do të punojë për tua bërë jetën sa më të lehtë.