Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit të Dibër (QZHQK), si përfituese e grantit institucional në kuadër të Projektit “Organizatat Civile në Veprim për Ndryshimet Klimatike” të udhëhequra nga Qendra për Kërkime Mjedisore dhe Informative Eco-Svest, në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj (SHMJR) dhe Organizata për Ndërlidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve (CNVP), e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Suedisë shpall:
THIRRJE PËR RRJETËZIM
Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit të Dibër (QZHQK),, ju fton ti bashkoheni (hyni në rrjetin) e “Qendrës Rinore për Ndryshimet Klimatike”, e cila do të jetë një rrjet shoqatash vullnetare të Shoqatave Joqeveritare, institucioneve lokale dhe individëve, me qëllim të adresimit të përbashkët të nevojave, realizimit të interesave të përbashkëta dhe/ose arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Këto synime nuk përfshijnë domosdoshmërisht vetëm shkëmbimin e informacioneve apo koordinimin përbashkët, por edhe ndërmarrjen e akcineve të përbashkëta për të arritur ndryshime sociale.
Emri i projektit “Qendra Rinore për Ndryshimet Klimatike”
Qëllimet kryesore janë:
– Ngritja e kapaciteteve të Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm për t’u marrë me Problemet Klimatike;
– Ndërtimi i një rrjeti ndërkomunal të shoqatave mjedisore që do të punojnë për ndryshimet klimatike, me synimin e avokimit të përbashkët dhe të akcioneve praktike;
– Ndërtimi i kapaciteteve të komuniteteve për hulumtime mbi ndryshimet klimatike nëpërmjet trajnimit të hulumtueseve të rinj për ndryshimeve klimatike;
Duke llogaritur se pasojat e ndryshimeve klimatike nuk janë të lokalizuara (një organizatë nuk mund t’i zgjidhë e vetme) dhe mbulojnë rajone të tëra, vendosëm të formojmë një rrjet të Shoqatave Qytetare, Institucioneve dhe ndërmarrjeve komunale (të lidhura me mjedisin) që veprojnë në bashkitë komunale që janë të lidhura drejtpërdrejt rajonalisht.
Qëllimi i rrjetit: Arsyeja e formimit të një rrjeti të tillë qëndron në ndikimin e dëmshëm dhe në rritje të ndryshimeve klimatike, në cilësinë e jetës, shëndetin e njerëzve dhe në dëmtimin e botës bimore dhe shtazore.
Rrjeti do të ndihmojë në avancimin e ndikimit të zërit të qytetarëve në procesin e avokimit të politikave për përmirësimin e qeverisjes, mbrojtjen e mjedisit, e tjerë. Gjithashtu, rrjetet mund të afrojnë ofruesit e shërbimeve (institucionet) përmes shkëmbimit të informacioneve dhe burimeve, ose të zhvillojnë një sistem të koordinuar për ofrimin e këtyre shërbimeve.
Kush mund ti bashkohet rrjetit?
Shoqatat qytetare, institucionet, ndërmarrjet komunale nga komunat: Dibër, Strugë, Qendër Zhupë dhe Komuna e Mavrovë- Rostushës.
Rrjeti do të jetë joformal dhe i bazuar në një shoqatë vullnetare të shoqatave civile, institucioneve dhe individëve nga rajoni.
Anëtarët që do të hyjnë në rrjet duke e ruajtur autonominë e tyre bazë, identitetin e tyre, si dhe misionin dhe operacionet e tyre.
Me respekt,
QENDRA PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM TË KOMUNITETIT – DIBËR