voto

Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit, si shoqatë e pamvarur, apolitike dhe e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, gjatë fushatës zgjedhore nuk do të përkrahë asnjë parti politike, por do të synojë të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, të kontribuojë në ndërtimin e një atmosfere të relaksuar, për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ku qytetarët të lire, me bindje dhe dëshirë tëzgjedhin përfaqësuesit e vet në parlament dhe qeveri.
Anëtarët dhe aktivistët e shoqatës do të jenë aktiv në monitorimin e fushatës, do të monitorojnë ditën e votimit dhe do denoncojnë cdo padrejtësi dhe parregullsi.
Apelojmë te të gjithë partitë politike, aktivistët e tyre që të realizojnë kampanjë të kulturuar të qetë për tu mundësuar qytetarëve që ti dëgjojnë të gjitha ofertat dhe në fund të vendosin për ofertën që do të jetë më afër këkrkesave dhe nevojave të tyre.
Vota e lirë është vlerë demokratike për të cilën kanë luftuar breza të tërë që ne ta gëzojmë dhe vetë të zgjedhim përfaqëusesit të cilët do të qeverisin me paratë publike dhe do të jenë në shërbim tonin.
Urojmë që fushata të kthehet në festë, në garë idesh dhe ofertash reale për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, përparimin e demokracisë, lirisë, tolerancës dhe barabarsisë.