Knauf dhe Slice i prezentuan politikat e tyre për investime në Komunitet edhe numëruan disa nga shembujt kur kanë investuar e donuar në aktivitete kulturore, sportive, humanitare, aksione ekologjike….
Gjithashtu Banjat e Dibrës- Capa prezantuan skemat e tyre të investimeve në komunitet dhe donacionet, mbështetjen e aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, skematbe bursave studentore dhe planet për hapjen e një shkolle speciale për fëmijë.
Të gjithë pjesëmarësit shprehën vullnetin e tyre për të kontribuar në mbështetjen e kësaj platforme duke identifikuar nevojat dhe problemet, duke bërë prioritetëzimin e dhe marjen e hapave konkrete në gjidhjen a atyre problemeve e nevojave të komunitetit.
Komuna dhe këshilli komunal do të jenë partnerë të kësaj platforme.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Platforma e Investimeve në Komunitet, i cili zbatohet nga Fondacioni Albiz, Shoqata Multikultura, Qendra e Shoqatës për Zhvillim të Qëndrueshëm CSCD dhe Asociacioni Qendra për Kërkim dhe Analizë Novus.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian