Sot në Dibër u realizua me sukses t, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.
Aktivitetin e hapi koordinatori i projektit, Bardhyl Tushi, i cili prezantoi qëllimet dhe aktivitetet kryesore të projektit, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin e tyre.
📘 Në vazhdim, profesori universitar Prof. Dr. Musah Fejzullov, i angazhuar si ekspert për përgatitjen e programit dhe manualit edukativ të trajnimeve, realizoi një sesion interaktiv me pjesëmarrësit. Përveç prezantimit të materialeve edukative dhe diskutimeve mbi ndotjen e ajrit, profesori i njohu nga afër të pranishmit me instrumentin ”Klimerko”, i cili përdoret për matjen e cilësisë së ajrit dhe është vendosur në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor në kuadër të projektit.
🌱 Përmes këtyre aktiviteteve vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit në komunitetet tona.
Për më shumë informacione në linkun: https://natyra.org.mk/…/u-realizua-me-sukses-trajnimi…/