Se bashku me nje grup mjaft te gjere aktivistesh mjedisor sot isha mysafir ne fabriken e gipsit ne Diber- Knauf.
Mikepritja, kultura, pastertia, rregulli, profesionalizmi i nikoqireve korespondonte me Standarget e larta te prodhimit dhe brendin e kompanise evropiane qe funksionon ne Diber.
Gjithsesi nuk do te ndalem ne reklamimin e kompanise, sepse qellimi i vizites ishte marja e informatave nga dora e pare nga sfera e ambientit jetesor.
Te pranishmit kerkuan nga referuesi qe te na jepen informata mbi sasine e ndotjes nga zhurma, ndotjes se ajrit nga pluhuri (nga oxhaku dhe fusha e shkarkimit te lendes se pare), ndotja na dioksidi i sulfurit, monoksidi i karbonit, hedhja e mbeturinave industriale ne deponi, shfrytezimi i ujit te pijshem per procesin e prodhimit, hedhjen e ujit teknologjik ne kanalizim etj,…
Nga perfaqesuesti e Knauf ne menyre profesionale na u dhane informata mbi sasine e ndotjes se ambientit nga ana e fabrikes edhe ate te zhurmes, pluhurit, grimcave PM10 dhe dioksidit te sulfurit, si dhe informata se, per fabrika te gipsit sipas ligjit u nevojiten Leje te integruara te ndikimit ndaj mjedisit te kategorise B, te cilat i ndan komuna, dhe fabrika eshte e pajisur me kete Leje ekologjike.
Sipas te dhenave qe u paraqiten neper grafikone, te dhena te fituara nga nje kompani e pamvarur e cila ka bere matjet, nivelet e ndotjes paraqiteshin shume te vogla, shume larg nga maksimumi i lejuar me ligj me tendence per zvogelim te vazhdueshem.
Gjithashtu u prezentuan edhe aktivitetet te cilat cojne ne eliminimin e mbeturinave te forta, te cilat per disa vite do ti eliminojne ne zero, si dhe per inicijativen me te re, e cila do relaizohet per nje periudhe te kuptueshme, me te cilen fabrika per nevoja industriale nuk do te perdore me uje te pijshem por ujin do ta siguroje vet me pompa nga liqeni dhe puse te posacme.
Gjithsesi debati ishte mjaft i nxehte, ku u rahen temat e transparences, besueshmerise se matjeve, frekuences se matjeve, lajmerimit dhe shperndarjes se rregullt te informatave tek qytetaret, debati mbaroi me disa rekomandime sic vijon:
– Knaufi te vendose Stacion te matjes se cilesise se ajrit sidomos te SO2 ne ajer, ose kete ta beje komuna duke huazuar stacion mobil mates prej Ministrise se mjedisit apo Qendres per zhvillim te Rajonit Jugperendimor, edhe ate disa here gjat vitit ne kushte te ndryshme atmosferike.
– Ne web faqen e Knaufit te venosen informatat dhe grafikonet me sasine e ndotjes, qe te informohen qytetaret, dhe te mos brengosen per shendetin e tyre, dhe qe te mos manipulohet apo ngrihet panike e panevojshme.
– Te ndermiren masa per eliminimin e pluhurit ne fushen e shkarkimit te lendes se pare
– Knaufi te rrise transparencen dhe te beje publike donacionet dhe aktivitetet tjera qe i realizon ne kuader te pergjegjesise sociale ne komunitet. Me kete gjithashtu do te ndikohet rritjen e rejtingut lokal te kompanise dhe ndertimin e besimit te ndersjellte.
– Shfrytezimi i ujit per pije ne kohen kur nuk ka mungese uji, ndihmon ndermarjen komunale pasi mjete te konsiderueshme i paguhen ndermarjes komunale, por ndertimi i sistemit alternativ per periudhen kur qyteti ka mungese te ujit eshte i domosdoshem.
KNAUF eshte nder investitoret me te medhenj te jashtem ne Maqedoni, dhe pronari i Knaufit eshte Qytetar Nderi i Dibres.
Ne fabrike punojne rreth 130 dibrane ne kushte dhe standarde evropiane te larta pune.
Nga: Ing. Shuip Marku