PROPOZIME PËR KRYETARËT E ARDHSHËM TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE KOMUNALË

PROPOZIME PËR KRYETARËT E ARDHSHËM TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE KOMUNALË

Ky dokument përmban propozime për kandidatët për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave komunalë në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NVL) për zgjedhjet e ardhshme lokale 2025. Propozimet janë formuluar mbi bazën e rekomandimeve dhe përvojave të mbledhura nga organizatat qytetare – përfitues të programit për mbështetjen e shoqërisë civile “Civica Mobilitas”, dhe kanë për qëllim të kontribuojnë në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare dhe cilësisë së shërbimeve publike në nivel lokal.
Me organizata qytetare (OQ) nënkuptohen shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Duhet pasur parasysh se shoqëria civile në kuptimin më të gjerë (ose sektori civil) përfshin edhe shoqatat sportive, bashkësitë fetare, sindikatat dhe odat ekonomike, por këto nuk janë të përfshira në këtë përkufizim, pasi janë të rregulluara me ligje të tjera dhe kanë pozitë dhe funksione të ndryshme juridike.
1. Transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit lokal
1.1. Transparenca digjitale dhe informative
• Digjitalizimi i plotë i shërbimeve komunale (dokumente personale, leje, pagesa, shëndetësi, etj.) për të lehtësuar qasjen e qytetarëve, sidomos në zonat rurale.
• Strukturë funksionale e faqeve zyrtare të NVL-ve: menu dhe seksione të organizuara mirë, azhurnim i rregullt, qasje për personat me aftësi të kufizuara, publikim në të gjitha gjuhët zyrtare dhe mundësisht edhe në gjuhën angleze.
• Faqet zyrtare të jenë kanali kryesor për informimin e publikut mbi punën dhe shërbimet e komunës dhe ndërmarrjeve publike.
• Të respektojnë standardet e sigurisë kibernetike dhe të përmbajnë Politika të privatësisë.
• Publikim informacioni për:
o strukturën organizative dhe kontaktet e nëpunësve;
o pagat, deklaratat dhe kompensimet;
o dokumente programore, plane dhe raporte;
o prokurime publike, koncesione, partneritete publike-private;
o financimin e shoqatave, klubeve sportive dhe bashkësive lokale;
o raportet e Entit Shtetëror të Revizionit.
• Emërim i oficerit për të dhëna të hapura në çdo NVL.
• Publikimi i të dhënave në formate të hapura e të lehta për përdorim (të paktën tabelar), të disponueshme edhe në portalin kombëtar të të dhënave të hapura – data.gov.mk.
1.2. Llogaridhënia financiare dhe transparenca buxhetore
• Publikimi i buxhetit të plotë, buxhetit qytetar, planeve financiare, llogarive përfundimtare dhe raporteve tremujore e vjetore.
• Publikimi i detajeve për investimet kapitale në llogaritë përfundimtare (nënzërat e “aktiviteteve të tjera ndërtimore” – rrugë, energjetikë, ujësjellës etj.).
• Sigurimi i qasjes së barabartë për kompanitë lokale në prokurimet publike.
• Publikimi i informacioneve për sponsorime dhe donacione, si dhe regjistër për dhuratat e pranuara.
1.3. Mekanizmat antikorrupsion dhe etika
• Publikimi i dokumenteve për identifikimin e rreziqeve nga korrupsioni dhe konfliktet e interesit; akti për kufizimin e dhuratave për funksionarë; kodi etik për të zgjedhurit dhe nëpunësit administrativë; procedurat për përdorimin e veturave zyrtare; procedurat për raportimin e mungesës zyrtare/private; evidenca për konflikt interesi dhe pasuritë e tundshme e të patundshme të NVL-ve; kontakt për raportim të parregullsive.
• Zhvillimi i kapaciteteve të administratës komunale për etikë, antikorrupsion dhe menaxhimin e konflikteve të interesit.
1.4. Edukimi dhe trajnimet
• Organizim i trajnimeve të rregullta për të gjithë të punësuarit, për kuptim më të mirë të procedurave dhe kornizës ligjore lidhur me transparencën dhe llogaridhënien.
• Trajnime të specializuara për parandalimin e korrupsionit, etikë, menaxhim të prokurimeve publike dhe përdorim të mjeteve digjitale.
2. Pjesëmarrja qytetare
2.1. Strukturat dhe mekanizmat për pjesëmarrje
• Formim ose forcim i këshillave ndërsektorialë në nivel lokal, me pjesëmarrjen e qytetarëve, OQ-ve, administratës dhe palëve të tjera, për krijim dhe ndjekje të përbashkët të prioriteteve dhe projekteve me interes publik.
• Formalizim i një pike kontakti për bashkëpunim me sektorin civil, që do të ofrojë informata, mbështetje për aplikim dhe lehtësim të komunikimit ndërmjet OQ-ve dhe komunës.
2.2. Konsultime gjithëpërfshirëse dhe procese transparente
• Konsultime të rregullta me OQ-të dhe thirrje publike për pjesëmarrje në krijimin e politikave lokale, debate publike dhe organe punuese.
• Forume në komunitete për mbledhjen e prioriteteve nga qytetarët gjatë përgatitjes së programeve vjetore të komunës.
• Pjesëmarrje qytetare në buxhetim përmes “buxhetit pjesëmarrës”, ku qytetarët votojnë për projektet e propozuara.
2.3. Pjesëmarrja e të rinjve dhe hapësira qytetare
• Hapja e qendrave rinore në komunat ku mungojnë, si hapësirë për informim, rrjetëzim dhe përfshirje aktive të të rinjve.
• Mbështetje për nisma rinore dhe qytetare, përfshirë përkrahje financiare, logjistike dhe hapësinore nga komuna.
2.4. Integriteti dhe demokratizimi i proceseve
• Depolitizimi i administratës lokale me konkurse transparente e të pavarura për punësim, me kritere publike dhe mbikëqyrje nga OQ-të.
• Planifikim gjithëpërfshirës i zhvillimit urban përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në hartimin dhe ndryshimin e planeve urbanistike.
• Parandalim i korrupsionit dhe klientelizmit në planifikimin urban, duke kufizuar rolin e subjekteve private dhe duke mos nxitur vazhdimin e afateve për legalizimin e objekteve pa leje.
3. Financimi i organizatave qytetare
3.1. MBËSHTETJE SISTEMORE DHE BUXHETIM NË NIVEL LOKAL
• Komunat të krijojnë fonde të veçanta për mbështetje financiare të organizatave qytetare (të ndara nga shoqatat sportive), me fokus në aktivitete të interesit publik.
3.2. PROCES I PËRFSHIRËS DHE TRANSPARENT NË NDARJEN E MJETEVE
• Organizimi i debateve publike dhe konsultimeve me qytetarët dhe organizatat qytetare për financimin e projekteve lokale.
• Hapja e thirrjeve publike për projekt-propozime, publikimi i të gjitha ideve të pranuara dhe përzgjedhja e projekteve për financim (duke përfshirë edhe mundësinë e votimit nga vetë qytetarët).
3.3. MBËSHTETJE KOMBËTARE DHE BURIME HAPSINORE
• Avokim pranë pushtetit qendror (ministrive) për krijimin e programeve që stimulojnë komunat të zhvillojnë zgjidhje eko-infrastrukturore në partneritet me organizatat qytetare – si kopshte urbane, hapësira të gjelbra të aksesueshme dhe stacione riciklimi.
• Sigurim i mbështetjes hapsinore, logjistike dhe financiare për iniciativat rinore dhe qytetare, duke përfshirë hapjen e zyrave qytetare/rinore me shpenzime të ulëta operative.
________________________________________
4. Shërbimet publike dhe zhvillimi lokal
(infrastrukturë, mjedis jetësor, mbrojtje sociale etj.)
4.1. MJEDISI JETËSOR DHE MBROJTJA EKOLOGJIKE
• Forcimi i sistemit lokal për monitorim ekologjik (ajri, uji, toka) përmes sensorëve, inspektimeve dhe raporteve të rregullta.
• Mbajtja dhe publikimi i regjistrit të ndotësve në faqet zyrtare të komunave.
• Përfshirja e organizatave qytetare në monitorimin dhe raportimin e ndotjes.
• Raporte mujore për ndotjen, të aksesueshme për qytetarët dhe mediat.
• Sanksionimi i ndotësve në bashkëpunim me organet inspektuese dhe gjyqësore.
• Në komunat urbane, krijimi i detyrueshëm i sektorëve/departamenteve për mjedis me 3–5 të punësuar, të ndarë nga urbanizmi.
• Përgatitja e planit për stabilizim financiar të ndërmarrjeve publike për mbeturinat, me qëllim grumbullim të rregullt të tyre dhe pagesë të punëtorëve.
• Zhvillimi i infrastrukturës së gjelbër – shtigje të gjelbra, parqe, pista biçikletash që lidhin lokacionet kyçe të komunës.
4.2. MBROJTJA SOCIALE DHE PËRFSHIRJA
• Decentralizimi i mëtejshëm i shërbimeve sociale, promovimi i tyre dhe financimi lokal, duke përfshirë edhe organizatat qytetare që ofrojnë shërbime të tilla.
• Shërbime publike falas për kategori të cenueshme: transport publik për nxënës, kuzhina publike, tregje sociale etj.
• Qasje fizike në institucionet publike dhe shtigje të sigurta në qytet.
• Transport i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara si shërbim publik.
• Punësimi dhe pavarësia ekonomike e personave me aftësi të kufizuara përmes mbështetjes direkte nga komuna.
• Përfshirja e grave në proceset buxhetore, të paktën një herë në vit, përmes konsultimeve publike.
• Krijimi i mekanizmave për identifikimin e nevojave të grave dhe vajzave në komunitet.
• Futja e programeve buxhetore me përgjegjësi gjinore dhe indikatorë gjinorë në buxhetet komunale.
4.3. ARSIMI, TË RINJTË DHE KULTURA
• Hapja e çerdheve në mjediset rurale dhe urbane.
• Përmirësimi i kushteve arsimore, sportive dhe kulturore dhe zvogëlimi i hendekut mes zonave rurale dhe urbane.
• Adaptimi i mjedisit mësimor për fëmijët me aftësi të kufizuara: asistentë arsimorë, pajisje didaktike, qasje fizike, trajnime të rregullta për mësues.
• Buxhet i veçantë për mbështetje të nxënësve me nevoja të veçanta: logopedë, defektologë, pedagogë, mjete teknike.
• Zhvillimi i programeve për siguri në shkolla.
• Ndërtimi i terreneve sportive multifunksionale në zonat rurale.
• Mbështetje për strehimin dhe aktivizimin e të rinjve.
• Hapja e bibliotekave, lexuesoreve, klubeve kulturore dhe punëtorive.
4.4. ADMINISTRATA LOKALE DHE INSTITUCIONET PUBLIKE
• Plotësimi i pozicioneve inspektuese me staf profesional, rritja e mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjeve.
• Trajnime për nëpunësit publikë për ndjeshmëri dhe parandalim të diskriminimit.
• Hapja e qendrave edukative për mësim gjatë gjithë jetës, me programe falas ose të subvencionuara për kualifikim, rikualifikim, aftësi digjitale dhe gjuhë të huaja.
4.5. QËNDRUESHMËRIA FINANCIARE DHE TË ARDHURAT LOKALE
• Futja e një sistemi elektronik, të unifikuar për regjistrimin dhe mbledhjen e taksave mbi pronën, duke përfshirë edhe mbledhjen me detyrim kur është e nevojshme.
• Zhvillimi i planeve për stabilizimin e ndërmarrjeve publike, me fokus në efikasitet, disiplinë financiare dhe qëndrueshmëri.

Цивика мобилитас достави предлози до кандидатите на локалните избори 2025

Предлозите на граѓанските организации поддржани од Цивика мобилитас денес (12.09.2025 година) стигнаа на адресите на кандидатите за градоначалници и членови на општинските совети.

Тие се собрани и дискутирани од актуелните грантисти за време на последната Средба за вмрежување, одржана на крајот на јуни оваа година. Во овој партиципативен процес учествуваа претставници на околу 70 граѓански организации од целата земја.

Цивика мобилитас ги поттикна своите грантисти, специфичните предлози за нивните општини да им ги достават на кандидатите кои ќе се натпреваруваат за позиција во нивната единица на локална самоуправа.

Ова е дел од процесите на застапување што граѓанските организации го прават во име на интересите на граѓаните. Веруваме дека подобрувањето на квалитетот на животот на граѓаните во Македонија во сите сфери на делување е заеднички интерес на граѓанските организации и другите општествени актери вклучително и на кандидатите за градоначалници и членови на општинските совети. Затоа, се надеваме и очекуваме дека овие предлози ќе си го најдат своето место во програмите на кандидатите.

Граѓанските организации поддржани од Цивика мобилитас ќе продолжат како и до сега да делуваат на сите нивоа како коректори, поддржувачи и спроведувачи на активности кои ќе ги направат општествените промени за доброто на сите.

Predlozi do kandidati gradonachalnici i opshtinski sovetniciПРЕЗЕМИ