Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër (CSCD) në partneritet me Bashkësinë vendore të fshatit Kosovrast, Komunën e Dibrës NKP STANDARD dhe shf “Riste Risteski” i fton banorët e fshatit Kosovrast që me datë 25.12,2019 (e mërkurë) prej orës 10 deri 12 të na bashkangjiten në iniciativën e grumbullimit të mbeturinave nga amvisëritë tek kamioni i mbeturinave i NKP STANDARD dhe transportim tek deponia e qytetit
Ftohen të gjitha familjet që në këtë termin kohor ti dërgojnë mbeturinat tek kamioni që do të qëndrojë në mes të fshatit tek ura.

Besojmë se kjo inicijativë në të ardhmen do të bëhet praktikë prandaj i ftojmë banorët që të na bashkangjiten dhe të tregojnë përgjegjegjshmëri dhe të bashkëpunojnë që të gjithë së bashku të kontribojmë për mjedis të pastër jetësor.
Të gjithë ne meritojmë të jetojmë në ambient të pastër dhe të shëndetshëm dhe në të njejtën kohë
TË MOS E NDOTIM LUMIN RADIKË DHE LIQENIN E DIBRËS.

Me respket
CSCD dhe partnerët
#CivicaMobilitas