THIRRJE PUBLIKE

PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E MENTORIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT
GROWTH – Gjenerimi i Mundësive të Vërteta përmes Punës, Talentit dhe Angazhimit
Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër shpall thirrje publike për të rinjtë dhe personat e papunë me banim në territorin e komunës së Dibres për pjesëmarrje në Programin e Mentorimit në kuadër të projektit GROWTH, i cili zbatohet në bashkëpunim me partnerët: Komuna e Knjazhevcit (Serbi), Komuna e Nikshiqit ( Mali i Zi),  TREDEA – Agjencia për Zhvillim e Trebinjës dhe (Bosnjë dhe Hercegovinë), me mbështetjen e Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF).
QËLLIMI I PROGRAMIT::
Zhvillimi i aftësive sipërmarrëse dhe krijuese përmes punës praktike, mentorimit dhe krijimit të produkteve të qëndrueshme në kuadër të industrive kreative. Programi është veçanërisht i orientuar drejt të rinjve të papunë, të cilëve do t’u ofrohet mbështetje profesionale dhe motivim për të zhvilluar idetë dhe modelet e tyre të biznesit.
PROGRAMI PËRFSHIN:
·        Punë me mentorë nga fusha e sipërmarrjes, industrive kreative dhe brendimit;
·        Trajnim përmes katër moduleve praktike;
·        Zhvillimin dhe prezantimin e prototipit të produktit;
·        Mundësi për rrjetëzim me pjesëmarrës nga rajoni;
·        Hartimin e planeve të biznesit;
·        Pjesëmarrje në konferencën përmbyllëse në Nikshiq.
KOHËZGJATJA E PROGRAMIT::
Programi pesëditor i mentorimit do të realizohet në korrik dhe gusht në Diber.
KUSHTET PËR APLIKIM:
·        Statusi i personit të papunë;
·        Banim në territorin e komunës së Nikshiqit;
·        Përparësi të veçantë kanë anëtarët e grupeve të margjinalizuara (të rinj, gra, pjesëtarë të pakicave, persona me aftësi të kufizuara, etj.).
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
  • Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Dëshmi për papunësi;
  • Vërtetim banimi;
  • CV (biografi);
  • Letër motivimi (maksimum 1 faqe), ku kandidati shpjegon interesimin për programin, idenë apo fushën e interesit dhe çfarë synon të arrijë përmes pjesëmarrjes në program.
MËNYRA E APLIKIMIT:
Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: contact@cscd.org.mk me shënimin “Aplikim për Programin e Mentorimit – GROWTH” ose të dorëzohet në Zyrën e shoqatesn në zarf: “Aplikim për Programin e Mentorimit – GROWTH”.
Afati i paraqitjes:
Aplikimet mund të dërgohen më së voni deri më 10.07.2025, deri në orën 13:00.
Për të gjitha informacionet shtesë mund të kontaktoni përmes e-mailit: contact@cscd.org.mk