Në organizim të Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër dhe në kuadër të projektit “Mësojmë për ndryshimet klimatike”, i financuar nga Ambasada Zvicerane, nxënësit e SHFK “Said Najden” dhe të Gjimnazit “28 Nëntori” nga Dibra vizituan administratën e NP Mavrovë.

Nga ana e inxhinierit pyjor z. Tome Gjorgjievski dhe inxhinierit të ekologjisë z. Ikmet Ejupi, nxënësit u njohën me politikat, masat dhe aktivitetet e parkut për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të rrezikuara. Përmes diskutimit, nxënësit u informuan gjithashtu edhe për pasuritë e tjera të Parkut Kombëtar Mavrovë, vlerat e tij dhe të gjitha sfidat ekologjike me të cilat përballet, si dhe për masat dhe veprimet që ndërmerren për mbrojtjen e tij.

#civicamobilitas
#cscd
#nacionalenparkmavrovo