2

Me rastin e 14 Marsit dites nderkombetare te Veprimit per Mbrojtjen e lumenjve shpallim kete kumtese publike me te cilen ngrejme zerin per problemet e meposhtme:
1. Stop ndertimit te pendave dhe devijimit te lumit Radika
2. Mbrojtjen e liqenit te Dibres nga ndotja me mbetje komunale nga fshatrat ne pellgun e lumit Radika dhe Drini i zi!
3. Per liqenin e Dibres te jepet koncension vetem per peshkim sportiv e rekreativ.

Çdo vit më 14 mars, mijëra njerëz në mbarë botën e ngrejne zërin për te mbrojtur lumenjtë e botës. Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë është një ditë për të festuar fitoret si heqja e digave dhe restaurimi i lumenjve. Është një ditë për të dalë në rrugë, për të demonstruar dhe për të kërkuar përmirësimin e politikave dhe praktikave te vendimmarrësve. Është një ditë për të edukuar njëri-tjetrin për kërcënimet që ndeshen lumenjtë tanë dhe për të mësuar rreth zgjidhjeve më të mira të shfrytezimit te ujit dhe energjisë. Mbi të gjitha, është një ditë për t’u bashkuar – duke vepruar së bashku. Ne sot se bashku demonstrojmë se këto çështje nuk janë thjesht lokale, por globale në fushën e veprimit.
Ne dibranet sot ne kete dite e festojme edhe diten e Veres, nje feste mijevjecare autoktone ku i bekojme lulet, ushqimin dhe ujin. Uji eshte vete jeta per ne, prandaj ne kete dite zeri jone u drejtohet vendimmaresve te vjeter dhe te rinj. Duke u thene preras se Lumi i Radikes per ne eshte i shenjte dhe se ai gjithmone do te rrjedhe i lire ne shtratin e tiju te lashte.
Duart larg nga lumi!
Po sot i ftojme te dy Komunat ate te Dibres dhe te Mavroves me Rostushe te ndermarin te gjitha masat e nevojshme per mbrojtjen e liqenit nga ndotja!
Gjithashtu apel te forte dergojme tek Ministria e Bujqesise qe per ne liqenin e Dibres te mos jepet koncension per shfrytezim ekonomik te peshkut, sepse ajo do te shfarose peshkun ne liqe, por te jepet koncension vetem per peshkim sportiv e rekreativ.

Shoqata Qendra per Zhvillim te Qendrueshem te Komunitetit (CSCD)

14 Mars 2018 Diber