Platforma e investimeve në komunitet
Sot u mbajt ngjarja e parë sensibilizuese me organizatat lokale të shoqërisë civile!
Takimi i sotëm në kuadër të projektit “Platforma e Investimeve në Komunitet”, pas një kohe të gjatë, bashkoi 14 organizata lokale të shoqërisë civile nga Dibra për të diskutuar më shumë rreth partneritetit midis sektorit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.
Takimi diskutoi mënyrat dhe mekanizmat për të përmirësuar bashkëpunimin me sektorin e biznesit, në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitet.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Platforma e Investimeve në Komunitet”, implementuar nga Fondacioni Albiz, Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm te Komunitettit Diber (CSCD), Shoqata Multikultura nga Tetova dhe Shoqata Qendra për Kërkime dhe Analiza Novus nga Strumica.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Në takim morën pjesë përfaqësues të SHHR Hena-Dibër, Radika-De, Shoqata Ekologjike “Deshat”, Mozaik. CSCD, Shoqatat Kulturoro-Artistike, Kajak Canu klubi”, Radika “, Qendra e Kujdesit Ditor për Personat me Aftësi të Kufizuara, Shoqatat e Bletarëve, Shoqata e Peshkimit Sportiv” Trofta “, Shoqata e Alpinizmit” Dibra “, Shoqatat e Grave, ShH Drita, ShE. Ozoni 3, dhe disa grupe aktive joformale
+6