Sot në ambientet e Pallatit të kulturës u zhvillua debati i organizuar nga Qendra për Zhvillim të Qëndrushëm të Komuniteti Dibër (CSCD) në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve sportiv “TROFTA”, me temë ” Stop Koncesionit për shfrytëzim Ekonomik të Peshkut të Liqenit të Dibrës.
Të pranishem në këtë debat siç edhe ishte njoftuar paraprakisht ishin përfaqësues të Komunës Dibër, peshkatarë sportiv si dhe qytetarë të interesuar për këtë çështje mjaft delikate për qytetin, shkruan DibraJon.
Sipas organizatorëve koncensioneri gjatë periudhës 2012-18 i ka shkaktuar këto dëme liqenit:
- 1. Kapja e peshkut pa rrjeta adekuate.
- 2. Mos kontrollim i rrjetave nga ana e inspektoriatit.
- 3. Mos kontrollimi i peshkut ( te sasise se kapur ) nga ana e inspektoriatit.
- 4. Kapja e peshkut ne kohen e shumimit.
- 5. Sipas konventes europiane rreptesisht ndalohet te kapet peshku me rrjeta aty ku bashkohen lumi me liqenin, por ai nuk e respekton dhe kemi deshmi.
- 6. Shitjen e peshkut nuk e ben ne qytetin e Dibres.
- 7. Ata qe paguajne leje per peshkim , ai nuk i respekton u hudhen rrjeta ke vendi ku e ka ushqyer peshkatari .
- 8. Kontroll koncesionerit i ben inspektori nga Ohri , Jovan Bojcevski. Person qe ka Lidhje te ngushte me koncesionerin Pepi
- 9. Ka pase shume rraste nga ana e koncesionerit qe u jane mare mjetet e peshkimit sportive – shkopite e peshkimit dhe pse kan pase leje vjetore ose kan qe persona me ndihma sociale qe nuk ka pas mundesi minimale financiare.
- 10. Lejet ditore i jep ne liqe, ne fakt duhet te kete punkt ku duhet te paguajne lejet.
- 11. Puntoret e koncesionit nuk jene nga Maqedonia dhe njekohesisht mbajne arme.
- 12. Jep leje pa kase fiskale.
- 13. Pagesa eshte e larte duhet te ulet per personat me ndihma sociale ose tu lejohet te paguajne me kiste. Pervec lejeve vjetore tu mundesohet edhe leje 6 mujore.
- 14. Njeri i pa edukuar mire
- 15. Pervec peshqive i gjuan edhe patat, pulbardhae dhe lejleket me pushke gjuetie
- 16. Nuk e ka be shtimin e sasise se peshkut me peshqi te vegjel qe e ka ne programin 6 vjecar.