111Shtatë pjesmarës nga Maqedonia, të dërguar nga CSCD morrën pjesë në një shkëmbim të rijsh nëntë ditor të organizuar nga Erasmus+ në Illora, Granadë, Spanjë. Projekti quhej Sfida dhe u organizua nga 4 deri më 12 korrik, 2017.

Qëllimi i projektit ishte që të pregadisi të rinjte nga Maqedonia, Rumania dhe Spanja, që duan të emigrojnë në vende të tjera (ose studijojnë) dhe nuk dijnë si të përballen me situata të reja (sociale apo emocionale). Ata stimuluan situata të jetës së përditshme për qëllime trajnimi, duke ballafaquar të rinjte me relitete të mundshme. Duke inkurajuar procesin e reflektimit për situatat e jetuara, për të analizuar dhe për tu përfshirë në mënyrë të përshtatshme. Për te forcuar këtë proces ata kishin puntori dhe diskutime për të kuptuar më mire situatat, për të përvetësuar mjete të reja për që tju bëjnë ballë situatave të ndryshme.

Pjesmarësit ishin të aftë të promovojnë integrimin social dhe kulturor të emigrantëve në ambientin e vendit pritës, duke inkurajuar që të shpërndajnë kulturën e tyre, paralelisht me situatat në kontekst të emigracionit.

Pjesë e programit nga OJQ ja mikëpritëse ishte vizita e qytetit të Granadës, ku pjesëmarrësit kishin mundësi për të vizituar  qytetin dhe për të mësuar për kulturën lokale edhe të kaluarën e ndritshme të historisë Andaluziane.

Projekti ishte i sukseshëm, pjesëmarësit mbetën të kënaqur me njohuritë e fituara dhe kohen e mire që kaluan.

Ata ju rekomandojnë të rinjve të mësojnë dhe të marrin pjesë në programet e Erasmus +.